Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te kapitujt e vështirë, duhet shumë punë

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te kapitujt e vështirë, duhet shumë punë

Drita jeshile nga Brukseli për mbylljen e tre kapitujve të parë në procesin e anëtarësimit është sinjal shumë pozitiv për Shqipërinë, theksojnë ekspertët. Për Vizion Plus, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Europiane, Gledis Gjipali, shprehet se ky moment tregon se Bashkimi Europian vlerëson “detyrat e shtëpisë” të bëra nga vendi ynë. “Është pozitive. Tregon që Shqipëria ka ecuri të mirë, pavarësisht se këto janë kapitujt më të lehtë dhe në përgjithësi janë ata që mbyllen të parët, por është një sinjal politik i rëndësishëm nga Bashkimi Europian që i thotë Shqipërisë: ‘Ne jemi gati, i mbyllëm kapitujt’ në momentin që ju bëni detyrat tuaja”, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane. Por muajt në vijim nuk do të jenë aspak të lehtë për vendin tonë, pasi...