“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…
Analisti Ilir Kulla ka vlerësuar publikisht qëndrimin e aktorit Robert Ndrenika, për mbështetjen publike që ai i dha kryebashkiakut Erion Veliaj në sallën e gjyqit në Gjykatën Administrative. Në një reagim me SMS në emisionin e gazetares Erla Mëhilli në Euronews, Kulla përshëndeti qëndrimin e Ndrenikës, duke e krahasuar edhe me një histori personale nga historia e familjes së tij gjatë diktaturës komuniste. “Kur u burgos në 1982 Lirim Pëllumbi, oficer i Ministrisë së Brendshme, armik i popullit, vëllai i Servet Pëllumbit, në atë kohë u braktis nga shumë njerëz të afërt dhe të largët, të cilëve u kishte bërë ndere dhe të mira. Ndër të pakët njerëz që i shkonin ta takonin në burg ishin prindërit e mi, të cilët ishin ndihmuar në ditë...
Burimi:
javanews.al