Braçe zbardh prapaskenat e përplasjes në Kuvend, akuzon gazetarin dhe aktivistin për plane sulmi ndaj deputetëve të PS

Braçe zbardh prapaskenat e përplasjes në Kuvend, akuzon gazetarin dhe aktivistin për plane sulmi ndaj deputetëve të PS

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka sqaruar publikisht incidentin që ndodhi këtë të martë në Kryesinë e Kuvendit, ku shtyu gazetarin Marsel Rupi dhe u përplas verbalisht me aktivistin Arjan Koçi, i njohur në rrjetet sociale si Ari Shady. Gjatë përplasjes nuk munguan as sharjet dhe ofendimet. Braçe ka deklaruar në një video se nuk ka dashur ta godasë gazetarin, por vetëm ta largojë, duke theksuar se e respekton. Braçe ka hedhur akuza ndaj gazetarit dhe aktivistit, duke pretenduar se bëjnë plane për të sulmuar deputetët e PS-së. Sipas deputetit, pre e këtyre sulmeve kanë rënë edhe deputetët socialistë Sara Mile dhe Ervin Hoxha, ku, sipas tij, aktivisti Koçi i shan, i fyen dhe i ofendon, ndërsa gazetari Rupi i filmon. Po ashtu, ish-zëvendëskryeministri ka...