Braçe: Nuk largohem nga PS, do vijoj të jem deputet dhe të kërkoj llogari brenda partisë!

Braçe: Nuk largohem nga PS, do vijoj të jem deputet dhe të kërkoj llogari brenda partisë!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se mbetet pjesë e PS-së dhe nuk ka asnjë qëllim të largohet apo të bëhet i pavarur. Ai deklaron se është socialist prej themelimit dhe ka 35 vite angazhim në parti, duke shtuar se do të vijojë të mbajë qëndrimin e tij politik brenda PS-së, pa dalë jashtë saj apo pa kërkuar kapital politik nga protesta. Braçe nënvizon se do të vazhdojë të ushtrojë mandatin si deputet i zgjedhur në Tiranë, duke thënë se qytetarët që e kanë votuar e njohin punën e tij në terren dhe përfaqësimin në Kuvend. Ai shton gjithashtu se do të vijojë të kritikojë dhe të debatojë brenda partisë, duke kërkuar llogari dhe duke kundërshtuar kur e...