BONUSI PER PENSIONISTET/ REAGON KRYEMINISTRI

BONUSI PER PENSIONISTET/ REAGON KRYEMINISTRI

Nga dita e djeshme ka nisur shpërndarja e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët.Gjatë një takimi me pensionistët, kryeministri Edi Rama tha se të ardhurat e siguruara nga rritja e çmimit të naftës për shkak të luftës në Iran (përmes taksave) do u kalojnë pensionistëve.“Ju kujtohet që vitin e shkuar thanë po e japin bonusin për fushatë. Këtë vit s’kemi fushatë. Bonusi s’ka lidhje me asgjë tjetër, veçse me vëmendjen që ju kemi premtuar. I është shtuar buxhetit fitimet nga të ardhurat prej çmimit të naftës, nuk është mbajtur në buxhet, por është pjesë e bonusit që do marrin pensionistët që nga sot. Të gjitha të ardhurat që erdhën nga rritja e çmimit të naftës nga lufta, do t’i merrni...