Boçi: Reforma territoriale nuk mund të parapërcaktohet politikisht!

Boçi: Reforma territoriale nuk mund të parapërcaktohet politikisht!

Boçi: Reforma territoriale nuk mund të parapërcaktohet politikisht! Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, bashkëkryetari i komisionit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, kërkoi që procesi të mos udhëhiqet nga vendime të paracaktuara politikisht, por nga një analizë objektive mbi suksesin ose dështimin e reformës së vitit 2014. Boçi theksoi se komisioni ka për detyrë të vlerësojë nëse reforma aktuale ka qenë efektive dhe nëse ka nevojë për korrigjime, duke kundërshtuar qasjen që, sipas tij, e konsideron reformën si të suksesshme pa një shqyrtim të plotë. Në mbledhjen e komisionit, Boçi u shpreh se opozita nuk kërkon rikthim te 373 njësitë vendore, por një optimizim të numrit të bashkive, duke argumentuar se 61 bashki janë të pamjaftueshme për përfaqësim dhe...