Blerjet e pronave, nën monitorim! Rregullat e reja të Kadastrës për shit-blerjet mbi 6 milionë lekë
Miratohen rregulla të reja raportimi që përcaktojnë detyrime dhe procedura strikte për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Dokumenti i miratuar tashmë në qeveri thekson detyrimin e Kadastrës për të raportuar pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF) lëvizjet e dyshimta ose me vlera të larta në tregun e pasurive të paluajtshme. Dy formatet kryesore të raportimit Të gjitha raportimet do të kryhen ekskluzivisht në rrugë elektronike, të ndara në dy kategori kryesore. Kadastra është e detyruar të raportojë brenda 72 orëve çdo kontratë për tjetërsimin e pronës që ka një vlerë të barabartë ose më të madhe se 6,000,000 lekë (rreth 60 mijë euro) ose kundërvlerën e saj në monedha të huaja. Nëse punonjësit...
Burimi:
javanews.al