Biznesmeni në kërkim nga SPAK u arrestua në Francë, Berisha hedh “shashkën” për Beqirin: A u lëshua urdhër-arresti?
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, që ishte në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Ai hodhi dyshime për këtë urdhër-arrest, nëse ishte bërë vërtetë apo jo njoftimi për vendet e BE, ndërsa hodhi dyshime për policinë. “Ai ka bërë veprime me avionët e tij në Austri dhe Slloveni. Nëse do të ishte me mandat arrest ndërkombëtar, ai nuk bënte dot asnjë veprim. Atë mandat arrest ose nuk e lëshuan me urdhër të Ramës, ose e lëshuan dhe e bllokoi policia e Edi Ramës. Unë mendoj se transparenca është e domosdoshme. Mund të ketë dokumente, por autoritetet franceze e arrestuan krejtësisht rastësisht, pasi fluturonte në një lartësi që nuk mund ta bënte. Ermal...
Burimi:
sot.com.al