Biznesi ngre shqetësime për qeverisjen, informalitetin dhe integrimin në BE

Biznesi ngre shqetësime për qeverisjen, informalitetin dhe integrimin në BE

Qeverisja, ekonomia informale dhe gatishmëria e biznesit për integrimin në Bashkimin Europian dominuan diskutimet pas konferencës “Si po ecën ekonomia – Analiza e treguesve dhe perspektiva e biznesit”, që u zhvillua nga Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) dhe Revista Monitor pak ditë më parë. Debati u përqendrua veçanërisht te hendeku mes legjislacionit dhe zbatimit të tij, në një moment kur Shqipëria po përshpejton procesin e përafrimit me direktivat europiane. Pjesëmarrësit theksuan se biznesi duhet të përfshihet më herët në procesin e hartimit të politikave dhe legjislacionit, për të shmangur rrezikun që reformat të mbeten vetëm në letër. Një tjetër shqetësim që u rikthye në diskutim ishte pesha e ekonomisë informale, e konsideruar si një nga sfidat më të mëdha për zhvillimin afatgjatë të vendit dhe...