Bislimi: Protestat në Shqipëri duhen hetuar, ka përpjekje për destabilizim

Bislimi: Protestat në Shqipëri duhen hetuar, ka përpjekje për destabilizim

Pasi del hapur kundër integrimit të vendit në Bashkimin Europian, partia demokratike tenton të bllokojë edhe marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga bojkoti në Kuvend, tek Gjykata Kushtetuese, PD thotë se do nisë betejën për të bllokuar huanë amerikane prej 302 milionë dollarësh, marrëveshje, e cila do forcojë dhe modernizojë ushtrinë shqiptare. Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Labinot Bislimi, u shpreh për emisionin “Tirana Live” se Partia Demokratike mund të kundërshtojë çështje mbi problemet e brendshme politike në Shqipëri, por nuk mund të kundërshtojë një marrëveshje me Shtete e Bashkuara të Amerikës. “Nuk e di se cili është synimi i tyre, por është e qartë se këto pozicionime nuk i shërbejnë as Shqipërisë dhe as Kosovës.  Shqipëria nuk guxon në...