Bisedimet për anëtarësim në BE, Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin javën e ardhshme kapituj të tjerë
Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një konference të martën e ardhshme. Shqipëria do t’i mbyllë tre kapituj për herë të parë, pra kapitujt 25, 26 dhe 30, ndërsa Mali i Zi do t’i mbyllë përkohësisht dy kapituj, 8 dhe 29. E marta e ardhshme njihet në qarqet diplomatike si “Super e Marta”, sepse atë ditë do të mbahen katër konferenca ndërqeveritare, duke hapur ose mbyllur përkohësisht kapituj bisedimesh. Përveç Malit të Zi dhe Shqipërisë, konferenca ndërqeveritare do të mbahen edhe me Ukrainën dhe Moldavinë. Me këtë rast, këto dy vende do të hapin nga një kapitull. Nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe...
Burimi:
ntv.al