BIRN: Kryebashkiakja Brunilda Mersini negociata në Athinë për asfiksimin e protestës së Zvërnecit
Ishte ora 19:35 e mbrëmjes së të mërkurës kur, në një zyrë modeste në Ilion, një lagje periferike në perëndim të Athinës, rreth një tavoline të rrumbullakët u mblodhën kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, dy përfaqësuese të kompanisë Kastrati dhe disa emigrantë nga Zvërneci, të cilët jetojnë prej vitesh në Greqi. “Kërkuan të mos e bënim protestën,” tha Aleksandër Pula, njëri prej pjesëmarrësve, në një intervistë telefonike nga Athina, ndërsa shtoi se “kjo dukej se ishte arsyeja kryesore e takimit”. Kompania që po zhvillon resortin, Zvërnec South Adriatic Development, është regjistruar offshore në formën e një trusti në Holandë, ndërsa pronarët përfitues të saj mbeten anonimë. Media amerikane e ka lidhur projektin me dy vëllezër miliarderë nga Katari dhe me Jared Kushner, dhëndrin...
Burimi:
sot.com.al