BIRN: Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri
Nëpërmjet një letre publike në mbështetje të protestave masive që po zhvillohen së fundmi në Shqipëri, 260 akademikë, studentë dhe profesorë ndërkombëtarë nga e gjithë bota u solidarizuan me kërkesat e shqiptarëve për mbrojtjen e mjedisit, llogaridhënie të qeverisë dhe vendosjen e shtetit të së drejtës. “Qytetarët e vendit si edhe diaspora janë mobilizuar për të kundërshtuar miratimin e planeve të zhvillimit të turizmit luksoz në ishullin e Sazanit, brenda zonës së mbrojtur të Karaburun-Sazan si edhe asaj të Vjosë-Nartës,” shkruhet në letrën publike. Nëpërmjet kësaj letre, akademikët e cilësuan këtë lëvizje si një moment kritik për Shqipërinë, kur protestat po zgjerohen përtej kauzës mjedisore. Përgjatë 25 ditëve të fundit, ajo që filloi si një protestë në kundërshtim të projektit në Zvërnec, tashmë është shndërruar...
Burimi:
syri.net