Bilanci i një viti, Peleshi: Kjo është legjislatura e integrimit evropian
Pavarësisht një legjislature shpesh me tensione me opozitën kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i ka konsideruar seancat e kuvendit të suksesshme. Në mbledhjen e zgjeruar të grupit socialist vëmendjen e drejtoi te Unioni. Madje ndër rastet e rralla për këtë proces edhe opozita ka dhënë dakordësinë. “Janë miratuar pozicionet negocuese me Bashkimin Evropian, kemi monitorituar procesin e negociatave, kemi kryer dëgjesa me ministrat dhe grupet e punës dhe kemi miratuar me konsensus rezolutën për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Peleshi. Në kuadër të integrimit, pas pushimeve verore në Tiranë pritet në mblidhen të gjithë liderët e Parlamenteve të vendeve anëtare, ku Shqipëria do të jetë organizatore e kësaj konference ndërparlamentare. “Në javët e para të sesionit të ri Kuvendi do të organizojë...
Burimi:
javanews.al