Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Deputeti i PS-së, Ardit Bido, i pyetur nga moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se është kundër protestës dhe se ajo nuk prodhon asgjë, por tha se PS duhet të merret me thelbin e shqetësimeve që ngrihen në protestë, veçanërisht nga të rinjtë e gjeneratës Z. Biseda Ylli Rakipi: Për ju të mazhorancës, si ka qenë ky muaj? E keni ndjerë veten në vështirësi? Ardit Bido: Vështirësi nuk është termi që duhet. Dua të flas për çfarë duhet të bëjmë. Jam kundër protestës për 1001 arsye. Nuk prodhon të mirë, alternativë. Prodhon anarshi. Ajo që është detyrë imperative e elitës politike dhe intelektuale, është jo të negociojë, por duhet që ne të rishohim dhe shumica e ka këtë barrë, PS, të rishohë...