Beteja për Aeroportin e Vlorës, punëtorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Ministria e Infrastrukturës për punimet…

Beteja për Aeroportin e Vlorës, punëtorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Ministria e Infrastrukturës për punimet…

Situata rreth ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka degraduar në një krizë të thellë ligjore, politike dhe sociale, teksa kantieri është kthyer në një arenë përplasjesh të ashpra. Në ditën e katërt të protestës së tyre, punëtorët e kompanisë “Mabco”, në pronësi të biznesmenit të njohur kosovar, Behgjet Pacolli kanë depozituar një peticion zyrtar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Përmes këtij dokumenti, ata kërkojnë me urgjencë ndërhyrjen e shtetit për zhbllokimin e punimeve, duke argumentuar se pezullimi i procesit është tërësisht i padrejtë, ka sjellë shkelje flagrante të kontratave dhe po cenon drejtpërdrejt të drejtat dhe bukën e gojës për mbi 200 punëtorë të mbetur në rrugë. Ndërkohë që makineritë e “Mabco-s” qëndrojnë të bllokuara, brenda të njëjtit kantier kompania “2A Group” e...