Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije, pjesë e Bashkisë Patos. Zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Bëhet me dije se flakët kanë kaluar edhe rrugën e Panahorit, gjë e cila ka vështirësuar punën e zjarrfikësve. Nuk raportohet për rrezik në banesa apo persona të lënduar, por situata mbetet shqetësuese për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit gijotina.com/