“Shqiptarët, po paguajnë me jetë çmimin e korrupsionit në shëndetësi”/ Reagon ashpër, Xhixho: Është krim shtetëror
Raporti i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë është një aktakuzë e rëndë për qeverinë. Ai tregon se mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe si pasojë e investimeve të ulëta në sistemin shëndetësor. Shqipëria shpenzon vetëm 330 euro për banor për shëndetësinë, pesë herë më pak se vendet e rajonit dhe dhjetë herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian. Me vetëm 2.9% të PBB-së për shëndetësinë, Shqipëria vazhdon të ketë nivelin më të ulët të financimit në rajon. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 60% e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor paguhen drejtpërdrejt nga xhepi i qytetarëve. Pra, shqiptarët paguajnë taksa për një sistem që nuk u garanton shërbim dhe më pas detyrohen të paguajnë edhe një herë për të...
Burimi:
sot.com.al