Manjani reagon pas kritikave: Më kanë nxjerrë jashtë kontekstit

Manjani reagon pas kritikave: Më kanë nxjerrë jashtë kontekstit

Ylli Manjani ka qenë dje i ftuar në një emision televiziv, ku tha se protestuesit e kanë kthyer në personazh. Ai tha se mashtruesit elektronikë zhvendosin çdo gjë nga konteksti. “Këta persona që më vendosin mua në kontekst të ndryshëm, nuk janë tjetër gjë, përpos se mashtrues elektronikë. Kur kam thënë për ‘bukën e gojës’, e kam pasur në kontekstin e votës dhe jo për të drejtën për protestë. Shitja e votës nuk justifikohet në emër të bukës së gojës, këtë kam thënë unë më herët në intervistat e mia. Unë nuk u kam thënë unë shqiptarëve që mos dilni në protestë. Ata që ndryshojnë kontekstin janë mashtrues, janë horra elektronikë. Ata kanë publikuar dhe numrin tim të telefonit dhe kanë nxitur urrejtjen e njerëzve...