“Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus transformimin e administratës dhe funksionimin e institucioneve

“Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus transformimin e administratës dhe funksionimin e institucioneve

I konsideruar si një pikë kthese për mandatin e katërt, dokumenti “Besa”, i prezantuar nga kryeministri Edi Rama përpara deputetëve dhe ministrave socialistë, pritet të sjellë një reformë të thellë të qeverisjes. Burimet bënë të ditur për Vizion Plus se dokumenti që u është dhënë deputetëve të mazhorancës kërkon një reflektim të drejtpërdrejtë politik mbi atë që Rama e quajti “misioni i mandatit të katërt”, duke u ndalur konkretisht te kalimi nga transformimi fizik i vendit drejt fuqizimit dhe kthimit të besimit te institucionet. Sipas dokumentit, nxitësi kryesor i kësaj kthese politike ishte protesta e “Flamingove”. Pikërisht marshimi i qytetarëve ishte një pasqyrë e pushtetit që nxori në pah se transformimi i vendit dhe përjetimi shoqëror nuk janë në harmoni, por në tension. Dokumenti “Besa”...