“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama prezanton “frymën” e dokumentit

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama prezanton “frymën” e dokumentit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, ka zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje një takim me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve, në kuadër të BESË-s. Gjatë fjalës së tij, Rama u prezantoi “frymën” e dokumentit “Prania besnike”. Platforma rendit pika si respekti për të dëgjuar, empatia, solidariteti, korrektesa dhe përkushtimi. Rama: Respekti si gatishmëri, dëgjimi si puna e parë e partisë, si disiplinë e re e partisë. Dëgjimi në çdo kohë, edhe kur s’ka fushatë, edhe kur s’ka kamera, edhe kur s’ka simpatizantë. Empatia si angazhim për të ndërvepruar. Empatia është forcë që asnjë algoritëm nuk e prodhon dot. Njeriu të ka dhënë besimin dhe të ka lënë në dorë edhe dinjitetin. Halli i tij nuk është monedhë për kursim...