Berlini flet për protestat në Shqipëri: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë

Berlini flet për protestat në Shqipëri: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese, ka komentuar për herë të parë protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë, pas një pyetjeje të ngritur gjatë një konference publike. Giese u pyet nëse autoritetet gjermane po ndjekin nga afër zhvillimet në Shqipëri, nëse janë në kontakt me organizatorët e protestave dhe cili është qëndrimi i Berlinit ndaj kërkesave të qytetarëve që po dalin në rrugë. Në përgjigjen e tij, përfaqësuesi i diplomacisë gjermane theksoi se e drejta për të protestuar është një parim themelor demokratik, por nënvizoi se zhvillimet politike që lidhen me protestat përbëjnë një çështje të brendshme të Shqipërisë. “Qytetarët në Shqipëri gëzojnë të drejtën për të protestuar. Megjithatë, kjo mbetet një çështje e politikës së brendshme shqiptare dhe nuk...