Berisha viziton qytetarin e lënduar në protestë: Filmoje pak, filmoje! E kanë goditur si kafshë
Pasi vizitoi deputetët e PD dhe aktivistin Aulon Kalaja, të cilët mbetën të lënduar gjatë protestës së opozitës, Sali Berisha vizitoi edhe një qytetar të shtruar në spital. Berisha: Si të kam? Ku i ke dhimbjet, të kanë goditur me shqelma si kafshë. -Doktor, është e ndaluar.. -Berisha: Urdhëro… çfarë të ndaluari. E ka gjuajtur me shkelma, filmoje pak, filmoje. -Berisha: Asgjë nuk na mposht ne, Rama dhe Lubia do marrin atë që meritojnë. Kudo që të jesh, jemi me ty ne. Njerëzit ku i ke, a i ka njoftuar kush? -Qytetari: Në Tiranë, e kanë marrë telefonin në komisariat. -Berisha: Mirupafshim, të shkuara.
Burimi:
javanews.al