Berisha tregon mesazhin që i la Dumanit: Monstra e votës së lirë! Nga 48 dosje të krimit zgjedhor, kanë penalizuar vetëm 1
“Altin Hajrit, Gjokës, Troplinit dhe Ramës (ka shumë mbiemra ky njeri) armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon, por nuk harron”. Këtë shënim i ka lënë kreu demokrat Sali Berisha kreut të SPAK-ut Altin Dumani. Në një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij si çdo të hënë pranë organit të akuzës, Berisha akuzoi Dumanin duke e cilësuar si monstër të të votës së lirë të qytetarëve. Sipas tij nga 48 dosje të krimit zgjedhor, kanë penalizuar vetëm një. “Kjo është letra që unë i lashë një monstre të votës së lirë të shqiptarëve. Një monstre të vërtetë të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, të cilin Kushtetuta e detyron të hetojë krimin zgjedhor. Dhe unë kam...
Burimi:
javanews.al