Berisha, thirrje Ramës: Jep dorëheqjen para orës 19:00
Pavarësisht se në 34 ditë proteste, krahas thirrjeve për dorëheqjen e Edi Ramës, protestuesit kërkojnë edhe largimin e Sali Berishës nga politika, kryedemokrati thotë se demokratët do ta mbështesin këtë lëvizje qytetare, pasi thirrjet kundër tij janë të sponsorizuara. Në protestën e kësaj të shtune janë bërë thirrje të bashkohen edhe shqiptarët e diasporës. Berisha, me ndjenjën e përkatësisë së kësaj proteste, paralajmëron Ramën të mos guxojë të dhunojë qytetarët, siç thotë ai se ndodhi të enjten përpara parlamentit. “Sot është dita e kombit shqiptar. Sot qindra mijëra shqiptarë po vërshojnë nga toka, deti, ajri, nga të katër anët e Shqipërisë dhe të katër anët e botës, për në kryeqytetin e vendit. Sot është dita në të cilën Edi Rama, në rast se i ka...
Burimi:
javanews.al