Berisha takon Plenković në Zagreb: Mirënjohje për Kroacinë, partner strategjik në procesin e integrimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në kuadër të punimeve të Forumit të International Democrat Union (IDU) që u mbajt në Zagreb . Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke u fokusuar në zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke vlerësuar veçanërisht rolin e Kryeministrit Plenković, njëherazi President i HDZ. Ai ndaloi tek shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri, duke theksuar regresin demokratik, tendencat autokratike të qeverisjes, mungesën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndikimin e krimit të...
Burimi:
javanews.al