Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat

Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e Forumit të International Democrat Union, delegacioni i Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një takim me ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesic. Gjatë takimit, Berisha dhe Mediu falënderuan Mesic, të cilin e cilësuan si një mik të vjetër të tyre dhe të shqiptarëve, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj kombit shqiptar, veçanërisht për Pavarësinë e Kosovës dhe bashkëpunimin e tij, si dhe të Kroacisë, në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh kritik ndaj situatës aktuale në Shqipëri, duke theksuar se ndryshe nga Kroacia, e cila tashmë është vend anëtar i Bashkimit Evropian, Shqipëria ka shënuar regres. Sipas kryetarit të...