Berisha takim me 71 të rinjtë e zgjedhur në Këshillin Kombëtar, kreu i PD: Ju do kontribuoni në ‘ripërtëritjen’ e partisë
Gjatë takimit me 71 të rinjtë dhe të rejat e zgjedhur në Këshillin Kombëtar, Berisha vlerësoi kontributin e Antonio López-Istúriz White si mbështetës i Partisë Demokratike ndër vite. Më pas, ai u ndal te roli i të rinjve në parti, duke i cilësuar ata si “audienca e shpresës” për PD-në dhe vendin. Sipas Berishës, përfshirja e tyre në Këshillin Kombëtar erdhi si pjesë e procesit të ripërtëritjes së partisë. Ai theksoi se të rinjtë kanë rolin kryesor në modernizimin dhe organizimin e PD-së, duke shtuar se ata mund të bëhen boshti kryesor në arritjen e objektivave të partisë. Berisha u shpreh optimist për potencialin e tyre dhe aftësinë për të përmbushur misionin dhe detyrat që u janë besuar. “Faleminderit shumë për fjalimin tuaj, Antonio, i...
Burimi:
top-channel.tv