Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i PD kërkon nga Qendra e Djathtë Europiane një grup pune për kartelet

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i PD kërkon nga Qendra e Djathtë Europiane një grup pune për kartelet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha  shfrytëzoi takimin e Asamblesë së Përgjithshme të “The Centrist Democrat International” e cila është organizata më e madhe politike e qendrës së djathtë për të kërkuar ndihmën e partive aleate për të ngritur një grup pune për lidhjet e krimit me qeverinë në Shqipëri. Gjatë takimit në Bruksel Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se e ka shndërruar vendin në një narko shtet,  dhe sipas tij janë bandat kriminale ato që sot qeverisin vendin. “Besoj se organizatat tona duhet të krijojnë një grup të posaçëm pune për kartelet e drogës, narko-shtetet dhe trafikun. Kjo do të ishte një ndihmë shumë e madhe, sepse vende të tilla nuk janë të rrezikshme vetëm për veten e tyre, por janë të rrezikshme për...