Berisha: S’e ndërpresim kurrë protestën pa Lubi Ballukun në burg dhe pa Edi Ramën para gjyqit!
Në komunikimin që tashmë e ka bërë traditë në fundjavë me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi se protestat nuk do të mbarojnë kurrë, pa Belinda Ballukun dhe Edi Ramën në tribunën e të pandehurit në sallën e gjyqit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, Berisha tha se nëse opozita hesht, veçse sa do të çimentohej edhe për dy dekada pushteti i Edi Ramës. ‘Heshtja jonë do ishte bashkëpunim me Edi Ramën’, u shpreh lideri demokrat. Mirash Gecaj: Ju po bëni një punë të jashtëzakonshme. Një vërejtje kam për strukturat e PD në terren. Ato nuk po e bëjnë punën siç duhet për të qenë në një linjë me ju... Sali Berisha: Faleminderit për vërejtjen. Jemi në një...
Burimi:
syri.net