Berisha rendit si lajm pro Qeverisë shitjen e tokës te të huajt dhe rritjen e çmimit të naftës, metodologjia e dëshpëruar që e bën gazetarinë kronometër

Berisha rendit si lajm pro Qeverisë shitjen e tokës te të huajt dhe rritjen e çmimit të naftës, metodologjia e dëshpëruar që e bën gazetarinë kronometër

Sali Berisha e nisi mandatin e ri në krye të PD, pas fitores pa garë, me akuzë ndaj mediave. Berisha pretendon se del pak në ekran dhe Partia Socialiste favorizohet. Në konferencën për shtyp të së hënës publikoi një raport subjektiv, ndonëse me shifra, mbi minutat dhe temat e opozitës dhe mazhorancës në edicionet e lajmeve të 4 televizioneve kombëtare. Monitorimi i liderit demokrat është me probleme të theksuara në ngatërrimin e informacionit me propagandë. Madje edhe studim i pasaktë pasi kritikat i kanë cilësuar lavde, si në këtë kronikë të datës 15 maj ku pedagogu Ndoc Fasllia, ish zv.ministër i Bujqësisë ne periudhën e PD, flet kundër projektligjit të ministrisë për shitjen e tokave bujqësore te të huajt. Për PD edhe lajmet për procesin...