Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

Dje shqiptarët përsëritën 20 shkurtin e vitit 1990 dhe me simbolizma organizuan funeralin politik të Edi Ramës”. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një video mesazh në rrjetet sociale duke përshëndetur shqiptarët që morën pjesë në protestën e 35-të kombëtare. Sipas tij mbrëmë, qindra mijëra protestues përmbysën, para zyrave të tij, shtatoren e narkodiktatorit Edi Rama dhe i organizuan, me simbolizma, funeralin e tij politik. Reagimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha: Mirëdita. Mbrëmë qindra mijëra shqiptarë, të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë dhe mbarë bota, ripërsëritën sipas njerëzve të agjencive më prestigjioze të lajmeve në botë, 20 shkurtin e vitit 1991. Ditën në të cilën shqiptarët përmbysën dhe zvarritën shtatoren e Enver Hoxhës dhe së bashku me të...