Berisha reagon për deklaratat e Ramës: Gënjeshtrat nuk bëhen të vërteta

Berisha reagon për deklaratat e Ramës: Gënjeshtrat nuk bëhen të vërteta

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar përmes një videomesazhi lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama në podcastin “Flasim”. Berisha ka akuzuar Ramën për manipulim të fakteve, ndërsa shton se sipas vlerësimeve ndërkombëtare për tenderat publikë, Shqipëria ka shënuar rënie të ndjeshme në transparencë dhe standarde, ndërsa ngriti akuza për përfitime të paligjshme nga persona të lidhur me kryeministrin. Ai foli sërish lidhur me një deklaratë të kryeministrit në një konferencë në Estoni, ku krahason shqiptarët me talebanët, duke e cilësuar këtë si fyese dhe të papranueshme. “Pasi u damkos nga institucioni i Tender Europe, i cili në vlerësimet e tenderave në 38 vende gjeti se Shqipëria kishte një rënie dramatike nga viti 2010 gjer në vitin 2026, nga 80 pikë që...