Berisha: Rama u detyrua t’i fshijë këpucët Lubi Ballukut, duke hedhur në kosh reformën në drejtësi dhe integrimin
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike e konsideron integrimin e Shqipërisë në BE si “yllin polar” të programit të saj, por theksoi se ky proces duhet të bazohet në meritë dhe performancë, ndryshe nga qasja e qeverisë që sipas tij mbështetet në propagandë dhe fshehje të të vërtetës. Ai foli për zhvillimet e fundit në Bruksel dhe misionet faktmbledhëse për Shqipërinë, duke pretenduar se raportet ndërkombëtare kanë evidentuar probleme serioze në zgjedhje dhe në funksionimin e institucioneve. Sipas Berishës, “Edi Rama dhe Lubi Balluku janë bërë famëzinj në Bruksel”, ndërsa përmendi edhe dosje që sipas tij qarkullojnë në kancelaritë europiane. Fjala në foltore: Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj deputetë. Procesi i integrimit të Shqipërisë në...
Burimi:
syri.net