Berisha: Rama po sillet si aset i regjistruar i Putinit! Të vendosur në betejën tonë, kemi qytetarët dhe mediat ndërkombëtare
Kryedemokrati Sali Berisha në komentin e tij, lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Korenë e Jugut dhe deklaratën mbi këshillat ndaj evropianëve për luftën në Ukrainë, tha se ai po sillet si aset i regjistruar i presidentit rus, Vladimir Putin. Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Berisha tha se demokratët, të vendosur do ta vijojnë betejën, ndërsa shtoi se me vete ka qytetarët dhe mediat ndërkombëtare. ‘...natyrisht kemi një problem madhor me mafien e fjalës së lirë, të kontrolluar nga Edi Rama. Ndaj dhe kemi të drejtë që merremi me Edi Ramën se ai është ‘mater matrix’ i të këqijave të këtij vendi’, u shpreh kryedemokrati. Ju e shihni, ai ka humbur, është i damkosur. E pyeste gazetari së fundmi...
Burimi:
syri.net