Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të papranueshme heshtjen e tij përballë thirrjeve të ministres serbe, Snezhana Paunoviç, për spastrim etnik në Kosovë. Në një bashkëbisedim me qytetarët, ku iu përgjigj një interesi lidhur me këtë qëndrim të qeverisë, Berisha e vuri theksin te fakti se deklaratat e ministres së Beogradit kanë shkaktuar një reagim të fortë ndërkombëtar, ndërsa Tirana zyrtare ka zgjedhur të mos prononcohet. Kryedemokrati Berisha nuk kurseu epitetet ndaj kreut të qeverisë shqiptare, duke e akuzuar se po mbron interesat e Aleksandër Vuçiçit në dëm të atyre kombëtare. “Deklaratat e ministres monstër të Beogradit, me të cilat ajo dëshmon se zgjidhja më e mirë e problemeve ndëretnike është spastrimi...