Berisha: Rama mashtron fermerët në mënyrë të paturpshme

Berisha: Rama mashtron fermerët në mënyrë të paturpshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një bashkëbisedim me fermerë në Berat. Në fjalën e tij, Berisha u ndal te problematika e krijuar veçanërisht gjatë javëve të fundit, kur ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme u shoqërua edhe me pasoja ekonomike, për shkak të rritjes së çmimit të naftës, gjë që preku edhe Shqipërinë. Teksa iu drejtohej fermerëve të zonës, Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po mashtron këtë kategori, duke mos iu kompensuar naftën, njësoj siç ndodh në vendet e tjera të Europës. “Kam ardhur me një ndjenjë revolte të thellë në shpirt, pasi vetëm 5 ditë më parë, ai që meriton çdo epitet, por ne nuk prishim gojë, u thoshte fermerëve në Lushnjë se në Europë...