Berisha: Rama ka duart e tij të zeza në vjedhjet në shëndetësi, këto vjedhje bazohen në favorizime të oligarkëve

Berisha: Rama ka duart e tij të zeza në vjedhjet në shëndetësi, këto vjedhje bazohen në favorizime të oligarkëve

Kryetari i PD-së Sali Berisha tha se vjedhjet në shëndetësi janë vjedhjet me koston më të dhimbshme që kushtojnë jetë njerëzore dhe se kryeministri Edi Rama ka duart e veta në to ndërsa SPAK nuk e heton pasi është seksion i PS-së. Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët online Eda Grimci: Doktor, zhvillimet e fundit rreth hetimeve që lidhen me Klodian Allajbeun, kanë kthyer në qendër të vëmendjes dyshimet për korrupsionin klientelist në sektorin e shëndetësisë, plaga më e madhe për shqiptarët. Do të ishte me interes të dëgjonim vlerësimin dhe qëndrimin tuaj politik për këtë çështje, si dhe çfarë zgjidhjesh propozon Partia Demokratike për t'i dhënë fund lidhjeve klienteliste mes pushtetit dhe biznesit. PD-ja është e vetmja që denoncon këtë gjë, pra nuk jemi njësoj...