Berisha: Rama i urren të rinjtë. Kreu i PD thotë se kryeministri po sulmon edhe UÇK për interesat e tij
Kryetari i PD, Sali Berisha, shfrytëzoi komunikimin e përjavshëm në rrjetet sociale për tu bëre apel mbështetësve të tij t’i bashkohen protestës së qytetarëve kundër qeverisë Rama. Berisha deklaroi se sot, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen. “Thirrja ime është jep dorëheqjen menjëherë se ti je armiku më i egër i të rinjve shqiptarë. Je arrogant, je cinik, ti i urren ata dhe kërkon që ata të largohen nga Shqipëria.” Kryetari i PD akuzoi Kryeministrin Rama se po përdor mjete të ngjashme me ish-sigurimin e diktaturës komuniste për të sulmuar protestuesit “Çdo ditë dhe çdo natë kalon nga bota dixhitale në botën e errët të policisë sekrete shqiptare. Merret me njolla, merret me...
Burimi:
vizionplus.tv