Berisha: Rama fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë, mbuloi me propagandë mediatike kritikat e rënda të BE
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë një videomesazhi në rrjetet sociale akuzoi dje kryeministrin Rama se në “monologun e tij të së dielës” tentoi të fshehë raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke mos përmendur asnjë nga problematikat e ngritura aty për zgjedhjet, korrupsionin dhe procesin e integrimit europian. Lideri demokrat u shpreh se, raporti damkos zgjedhjet në Shqipëri si një proces ku u zhduk kufiri mes shtetit dhe partisë, ku pati blerje vote dhe financime të paligjshme. Ai theksoi se në raport kërkohet heqja pa pengesa e imunitetit dhe goditet korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisë. Berisha tha se, Belinda Balluku vijon të ushtrojë pushtet të plotë në qeveri, ndërsa raporti europian evidenton rënien e...
Burimi:
sot.com.al