Berisha: Rama foli për ndërtim anijesh luftarake, një fantazi si dronët e tij
Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Edi Ramës, duke i cilësuar ato si pjesë e “ritualit të zakonshëm të monologut të mashtrimeve”. Në një videomesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha thekson se PD mbështet plotësisht investimet amerikane në Shqipëri, pavarësisht se, sipas tij, opozita nuk ka asnjë njohuri për marrëveshjet e firmosura. Megjithatë, Berisha i cilësoi si fantazi premtimet e kryeministrit për ndërtimin e anijeve luftarake për eksport në Pashaliman. “Sot në ritualin e zakonshëm të monologut të mashtrimeve të së dielës, Edi Rama foli për sigurinë energjetike. Me këtë rast, unë dua të deklaroj se Partia Demokratike mbështet plotësisht investimet amerikane në Shqipëri, ndonëse ajo nuk ka asnjë njohuri për marrëveshjet e firmosura. Sikundër, kjo parti mbështet...
Burimi:
opinion.al