Berisha: Rama bllokoi integrimin, raporti i IBAR nuk miratohet nga vendet anëtare për shkak të çështjes Balluku

Berisha: Rama bllokoi integrimin, raporti i IBAR nuk miratohet nga vendet anëtare për shkak të çështjes Balluku

Ditën e enjte parlamenti do të debatojë vetëm për procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj mbledhja e deputetëve demokratë u fokusua vetëm tek kjo çështje. Kryetari i PD Sali berisha shfrytëzoi këtë mbledhje për të akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po e bllokon procesin e integrimit. “Por ky proces, siç faktohet çdo ditë e më shumë, është marrë peng nga një organizatë kriminale që drejton Shqipërinë, me kreun e saj të Meduzës, Edi Ramën”, tha Berisha. Sipas Berishës një prej arsyeve pse raporti IBAR nuk po miratohet nga vendet anëtare është qëndrimi i shumicës socialiste ndaj kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku “Edi Rama deklaroi në Ditën e Evropës se nuk ka lidhje me Ballukun,...