Berisha: Protesta është rruga drejt votës së lirë

Berisha: Protesta është rruga drejt votës së lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur raportin e fundit të Komisionit Europian mbi shtetin e së drejtës në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një dokument objektiv që evidenton krizën institucionale në vend. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha vuri theksin te shqetësimet e ngritura nga Brukseli mbi disa prej çështjeve më të ndjeshme, si rasti i Belerit, imuniteti parlamentar dhe vështirësitë në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Sipas Berishës, ky raport dëshmon se realiteti institucional në Tiranë nuk është më i panjohur për partnerët ndërkombëtarë. “Mario, edhe një herë dua të falënderoj komisionerin MacGreth dhe ekipin e tij për raportin objektiv që kanë hartuar dhe firmosur për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Dhe unë mund t’ju them ju se...