Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po synon të vendosë kontroll mbi aktivitetin e qytetarëve në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si një tjetër hap drejt censurës dhe kufizimit të lirisë së shprehjes. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar institucionet ligjzbatuese dhe shërbimet informative të monitorojnë aktivitetin digjital të protestuesve dhe qytetarëve, jo vetëm për komentet kundër qeverisë, por edhe për vlerësimet negative ndaj bizneseve që ai i konsideron pranë pushtetit. “I tmerruar nga uragani i protestës rinore e qytetare, i damkosur brenda dhe jashtë vendit, Edi Rama urdhëroi së fundmi narkopolicinë e tij dhe shërbimin informativ të policojnë veprimtarinë digjitale dhe rrjetet sociale të protestuesve, në fakt të mbarë qytetarëve. Kësaj radhe,...