Berisha: Po studiojmë edhe debatet, mediat e kontrolluara nga qeveria kanë shkatërruar fjalën, tani ajo quhet censurë
“Mediat e kontrolluara nga qeveria kanë shkatërruar fjalën”. Kështu tha kreu demokrat gjatë një konference shtypi ku komentoi monitorimin e bërë nga PD për të vlerësuar pasqyrimin e opozitës në media dhe atë të mazhorancës ku ka një diferencë shumë të madhe. Sipas kreut demokrat, “analiza e debateve dhe e lajmeve së bashku, dëshmon se mediat e kontrolluara nga qeveria, kanë shkatërruar kontratën themelore të njeriut me shoqërinë”. Berisha: Tani, ne po studiojmë debatet, negativitetin dhe pozitivitetin, tematikat e tyre. Të dhënat paraprake janë një egërsi dhe armiqësi e paparë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe opozitës. Analiza e debateve dhe e lajmeve së bashku, dëshmon se mediat e kontrolluara nga qeveria, kanë shkatërruar kontratën themelore të njeriut me shoqërinë. Kontrata më themelore e njeriut me shoqërinë,...
Burimi:
syri.net