Berisha për projektin në Zvërnec: PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

Berisha për projektin në Zvërnec: PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar dhunën ndaj protestuesve dhe duke theksuar se Partia Demokratike mbetet një mbështetëse e fortë e investimeve të huaja në Shqipëri. I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e tij ndaj projektit që lidhet me investitorë të huaj, mes tyre edhe dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Berisha deklaroi se nuk disponon dokumentacionin e projektit dhe nuk mund të shprehet mbi përmbajtjen e tij konkrete. “Së pari, në qoftë se është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj atë. Ai ishte rrëmbim, në duart e policisë, dhe e dënoj atë si një akt të shëmtuar të policisë së shtetit. Së dyti, nuk kam asnjë faqe, asnjë fletë, asnjë gjë të atij projekti. Megjithëse t’ju them këtu,...