Berisha për ministren serbe: Ndjesa e një monstre, Rama heshti përballë deklaratave raciste antishqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe në qeverinë e Aleksandar Vuçiçit, Snezana Paunoviç, lidhur me Kosovën dhe periudhën e luftës së vitit 1998. Në një reagim të publikuar, Berisha e cilëson ‘ndjesë të një monstre’ tërheqjen e pjesshme të deklaratës nga ministrja serbe, duke akuzuar se ajo nuk ka reflektuar për përmbajtjen e qëndrimit të saj. Sipas kreut të PD-së, ndaj deklaratës kanë reaguar përfaqësues të institucioneve europiane, autoritete britanike, deputetë europianë dhe figura politike në Serbi, por ‘jo qeveria e Tiranës’. Berisha e akuzon ministren serbe se me korrigjimin e deklaratës së saj, ku zëvendësoi termin ‘spastrim etnik’ me ‘deportim’, ka treguar sipas tij vazhdimësi të një mentaliteti racist. Kreu i PD-së ka sulmuar gjithashtu qeverinë...
Burimi:
syri.net