Berisha: PD do zbatojë çdo rekomandim në Komisionin e Reformës Elektorale
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se “PD-ja do të zbatojë çdo rekomandim në Komisionin e Reformës Elektorale”. “Së pari, dua të përgëzoj deputetët e komisioneve të reformave, qoftë asaj territoriale dhe asaj zgjedhore për punën që po bëjnë jashtëzakonisht të rëndësishme në dy fusha themelore me interes shumë të madh për të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Ju jeni dëshmitarë se zgjedhjet e 11 majit u damkosën tashmë në të gjitha dokumentet ndërkombëtare si zgjedhjet në kushtet e partisë shtet. Cilido që pretendon apo që flet për zgjedhje në kushtet e partisë shtet, mashtron. Në kushtet e partisë shtet ka farsë, farsë dhe vetëm farsë. Pra, propaganda bajate, propaganda e paguar, lobingjet e paguara të Edi Ramës kanë marrë fund. Komuniteti ndërkombëtar,...
Burimi:
javanews.al