Berisha pasi skualifikoi 5 kandidatë: Gara në PD është e hapur, tani është referendum për kryetarin

Berisha pasi skualifikoi 5 kandidatë: Gara në PD është e hapur, tani është referendum për kryetarin

Pasi përjashtoi jo një, as dy, as tre, por pesë kandidatura që kishin shprehur ambicien për t’u futur në garë për t’u përballur me të në zgjedhjet për kreun e PD, Sali Berisha tha sot se gara “ka qenë, është dhe do mbetet e hapur”. Duke qenë se do të jetë tek-pullë në votime, Berisha qëllimisht nuk iu referua më zgjedhjeve si një garë brenda PD për kryetarin, por referendum për kryetarin. “Kjo garë ka qenë, është dhe do mbetet e hapur. Kurrë kjo parti nuk do mund të pranojë bashkëpunëtorë krimi, bandash dhe të qeverisë. Çdo demokrat e demokrate është i mirëpritur në garë. Por jo bashkëpunëtorët e qeverisë dhe të krimit. Nuk ka forcë politike në botë që pranon një gjë të tillë....