“Berisha nuk e rrëzon dot qeverinë”, Rexhaj: Tre skenarët sesi mund të largohet kryeministri Rama
Analisti Albatros Rexhaj tha në Real Story se ish-kryeministri Berisha përfaqëson një mendësi të vjetër politike, ndërsa kryeministri Edi Rama, sipas tij, është një figurë jashtë asaj kornize dhe nuk mund të rrëzohet politikisht nga Berisha. Rexhaj theksoi se “alternativa Berisha ka zero shanse”, duke shtuar se ndryshimi politik mund të vijë vetëm përmes reflektimit demokratik ose rrethanave të papritura politike. “ Sistemi zgjedhor që kemi është se të dy partitë kanë paguar faturën e njëjtë në raport me partnerët e vegjël, që kanë shantazhuar partnerin e madh. Bota e Berishës ka qenë idhulli i rinisë sime, vjen nga ajo mendësi. Rama është diçka tjetër, pavarësisht prirjes së shqiptarëve, por nuk i takon asaj mendësie. Rama ka një mendësi të caktuar ndaj gjermanëve, thyejnë parimet që kanë...
Burimi:
javanews.al